
Nga ky aksident, kanë marrë lëndime trupore edhe dy persona të tjerë.
“Sot rreth orës 14:44 në Komunën e Istogut një këmbësor ka vdekur si pasojë e goditjes nga një veturë e cila është aksidentuar me një veturë tjetër. Dy persona janë lënduar dhe kanë pranuar tretman mjekësor, njëri në spitalin rajonal në Pejë, kurse tjetri në QKUK në Prishtinë. Vdekja e këmbësorit u kosntatua nga mjeku kujdestar në QKMF-në në Istog. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet policore dhe prokurori kurse me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për abduksion”, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi./Indeksonline/
