Kujtim Shala, deri më tani emër i panjohur për opinionin, sot ka marrë një pozitë të rëndësishme në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë. Ai do të jetë në pozitën e Inspektorit të Përgjithshëm në AKI, në të cilën ishte Burim Ramadani.
Presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti emëruan Kujtim Shalën, pas njoftimit që morën siç thanë ata për dorëheqjen e Ramadanit.
Pa treguar rreth biografisë së tij, në njoftimin e presidencës u tha se “deri më tani ai ishte i angazhuar në Forcën e Sigurisë së Kosovës”.
“Pas konsultimeve, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti kanë emëruar Inspektor të ri të Përgjithshëm të AKI-së, z. Kujtim Shala, i cili deri më tani ishte i angazhuar në Forcën e Sigurisë së Kosovës”, njoftuan nga Presidenca.