Ky është i riu që ndaloi veturat me alarm të Policisë, është biri i policit. Policia e Kosovës e ka arrestuar personin që ka ndaluar një veturë me alarm të rrejshëm të Policisë.
Burime te gazetes bëjnë të ditur se personi në fjalë është Albion Shabani.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2021/12/263986879_956014705122088_618154054053282235_n.jpg)
I njëjti është intervistuar nga Policia e Kosovës dhe ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Veprimi mashtrues i të riut ka ndodhur dje në mbrëmje bë autostradën Pejë-Prishtinë.
Në videon e publikuar mbrëmë nga Indeksonline shihet se të rinjtë ndalojnë një veturë me targa të Serbisë dhe i prezantohen rrejshëm si policë civilë. Rastin e kanë publikuar në rrjetet sociale në formë tallje./Botapress/