Einxhel Shkira, Donald Veshaj, Arjola Demiri dhe Monika Lubonja janë votuar nga publiku që nga e marta.
Ndërsa sot edhe dy prej tyre do t’iu bashkohen finalistëve të parë e që janë Iliri dhe Beniada.
Moderatorja, Arbana Osmani me anë të zarfit të kuq prezantoi njërin nga finalistët e që është Donaldi.
Kujtojmë se, finalja e madhe do të mbahet të premten e ardhshme, pra sot një javë me datën 18 shkurt.
Në finale krahas fituesit të parave do të ketë edhe befasi tjera nga “Vëllai i Madh” për finalistët.