Sonte me fillim nga ora 20:45 do të fillojë edicioni i parë i Big Brother VIP Albania. Ndonëse sa i përket emrave të banorëve VIP që do jenë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ende nuk janë bërë të ditur zyrtarisht, dy opinionistët do të jenë Arbër Hajdari dhe Balina Bodinaku.
Banori VIP, fituesi i këtij edicioni të parë, do të fitojë plot 100 mijë euro.
Moderatorja e këtij formati, do jetë Arbana Osmani, derisa ka bërë të ditur se do të zgjas plot 100 ditë. Ajo gjithashtu zbuloi se do jenë plot 12 banorë./Botapress.info/