Biznesmeni nga Shqipëria, i cili u identifikua si Edmond Hyka, por është i njohur edhe si Mondi Mëhalla, është vrarë mbrëmë me armë zjarri në Elbasan.
Top Channel ka siguruar fotografinë e tij mëngjesin e sotëm. I ndjeri u qëllua menjëherë pasi doli nga biznesi i tij dhe u fut në makinë, aty ku u ekzekutua me dy plumba.
Automjeti i ekzekutuesve ishte një Audi ngjyrë e zezë dhe dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.
Sipas informacioneve, 43-vjeçari që u vra kishte precedent penal në fushën e narkotikëve, transmeton Klankosova.tv.



Të tjera
Aktuale
Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Për marrëveshje ku LDK-ja nuk është e përfaqësuar, s’kemi asnjë votë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të
Aktuale
Përfundon takimi Kurti -Abdixhiku- Ende s’ka marrëveshje, Kurti optimist se do ta gjejë zgjidhjen
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti,
Aktuale
Presidenti shqiptar Bajram Begaj trazon Serbinë me vizitën në Preshevë e Bujanovc
Vizita e presidentit të