Në Shqipëri janë arrestuar pesë persona të cilët janë kapur me 10 mijë doza ekstazi. ABC News ka zbuluar emrat e personave të arrestuar.
Mithat Ramadani, Besnik Mujeci, Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdia janë personat e arrestuar.
Në mesin e të arrestuarve Besnik Mujeci, asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës.
Skandaloze: Asambleisti i Vetëvendosjes kapet me drogë në Shqipëri! Ja emri?
Kush është Besnik Mujeci?
Besnik Mujeci, 40- vjeçar, është asamblist i Lëvizjes vetëvendosje, i cili në zgjedhjet e fundit për Asamble Komunale ka marrë 608 vota.
Mujeci njihet edhe për përplasje me ish-kryetarin e Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti. Madje ky i fundit e kishte ftuar Mujecit që t’I qerojnë hesapet jashtë sallës së Kuvendit.
Në vitin 2020, Mujeci ishte ndaluar edhe nga Policia e Kosovës për prishje të rendit dhe qetësisë, ku ishte gjobitur me 50 euro gjobë.
Besnik Mujeci ishte zgjedhur tre herë radhazi asamblist i VV-së në komunën e Prishtinës. /Botapress.info/