Ka rreth 15 vite që e mban në kafiterinë e tij fotografinë e Presidentit Historik të Kosovës. Dr. Ibrahim Rugovës.
Është adhuruesi i flaktë i Ibrahim Rugovës, fotografinë e tij nuk e hoqi kurrë nga muri i kafiterisë. Është Reshat Jashari, ish kryetar i klubit të hendbollit Kastrioti nga Ferizaj (femrat) në periudhën 2005-2006, ndërsa në vitet e mëhershme kontribuoi në forma të ndryshme për këtë klub.
![Image](https://www.botasot.info/media/botasot.info/images/2021/December/30/auto_270031673_244166711162148_3292378913107500906_n1640860246.jpg)
Reshat Jashari
Kafiteria – çajtorja e tij “Kiki” gjendet afër stacionit të autobusëve në Ferizaj.
Reshati siç thotë nuk mund ta filloj punën pa e shikuar një herë fotografinë e Presidentit historik dr. Rugova që e ka lart në muri dhe në ballë të kafiterisë.
![Image](https://www.botasot.info/media/botasot.info/images/2021/December/30/auto_31640860208.jpg)
Reshat Jashari në mes me kravatë
Kush do që futet në kafiterinë e tij, menjëherë bie në sy portreti i Rugovës.
![Image](https://www.botasot.info/media/botasot.info/images/2021/December/30/auto_270031673_244166711162148_3292378913107500906_n1640860246.jpg)
Jo vetëm me kaq, ai e ka edhe një skulpturë të Rugovës që e mban aty. Ai shumë herë thotë se President si Rugova nuk do të ketë kurrë Republika e Kosovës.
![Image](https://www.botasot.info/media/botasot.info/images/2021/December/30/auto_41640860387.jpg)
Reshati është edhe fanatik i madh i sportit, vajza e tij ka qenë hendbolliste shumë e mirë, Arbresha (kampione me Kastriotin), ndërsa vajzat e vëllaut Vlora – ish hendbollistja më e mirë në Kosovë, pastaj portiere e hendbollit ka qenë Albulena etj.