Një person është gjetur pa shenja jete në Vushtrri, saktësisht në rrugën “Nimon Ferizi”.
Gazeta merr vesh që personi që u gjet pa shenja jete është, Shaip Behrami 30 vjeçar nga qyteti i Vushtrrisë.
Lajmi për vdekjen e tij është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
“Sot, rreth 11:30, Policia në Vushtrri, Policia ka pranuar informatën se në rrugën ” Nimon Ferizi” është gjetur pa shenja jete viktima mashkull 30 vjeçar”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Po ashtu është bërë e ditur se hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.
Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion./Botapress.info/