Mbrëm në Prishtinë, ku një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën ‘Abdurrahman Shala’.
Burimet e Gazetës brenda Emergjencës kanë bërë me dije se të ndjerin e kanë gjetur të shtrirë në shtrat në shtëpinë e tij dhe pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar se ai ka ndërruar jetë.
Gjykata shpëton qytetarët nga “hajnat me kravata”, këto janë bankat që donin t’i “vjelnin” qytetarët
Sipas informacioneve të para, i riu dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e abuzimit me lëndë narkotike.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë policore, të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’ dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Botapress.info/