Gazeta pak më parë raportoi për arrestimin e personit të dyshuar lidhur me vjedhjen që ndodhi ditë më pare në zyrën e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Lipjan. 22-vjeçari u arrestua nga Policia pas dy ditësh.
I nxehti bën të veten në Berlin – alivanosen 28 rekrutë të rinj gjatë ceremonisë së betimit
Burimet e Gazetës brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se personi që ra në prangat e Policisë është Dardan Uka.
Uka u identifikua dhe u arrestua dje pas një pune hetimore të Policisë së Kosovës, ku më pas u shoqërua në stacion policor për intervistim.
Me urdhër të prokurorit, 22-vjeçarit i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vjedhje e rëndë’.
Kujtojmë se rasti është konfirmuar edhe nga vetë zyrtarët e OVL-UÇK-së në Lipjan, të cilët kanë bërë të ditur se 22-vjeçari kishte arritur që të marrë shtëpizën e kompjuterit.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.