Halil Thaçi do ta zë ulësen e deputetit të Kuvendit të Kosovës. Ai do ta zëvendësojë Alban Hysenin, i cili dha dorëheqje nga ky post, për t’u betuar të enjten si kryetar i ri i komunës së Gjilanit.
Alban Hyseni i VV-së në balotazh fitoi ndaj kandidatit të LDK-së, Lutfi Haziri. Ndërkaq, Halil Thaçi i humbi zgjedhjet në Obiliq, pasi ishte kandidati i kësaj partie për kryetar.
Thaçi në zgjedhjet e fundit parlamentare ka marrë 5921 vota./Botapress.info/