Ka nisur seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku me shumicë votash kanë futur të parat në rend dite ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, të cilat janë shtyrë nga java e kaluar për shkak të mungesës se kuorumit dhe mos votimit nga ana e opozitës.
Sistemi ETIAS “kusht i ri për vizat”, i papranueshëm për Kosovën
Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-165 për Ratifikimin e Vendimit Nr. 1/2022 të Këshillit të Stabilizim Asocimit BE – Kosovë për Amendamentimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Komunitetit Evropian të Energjisë Atomike dhe Kosovës, për të zëvendësuar Protokollin III të tij në lidhje me Konceptin e “ Produkteve Origjinuese”.
Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-161 për ratifikimin e “Marrëveshjes Dypalëshe të Bashkëpunimit për Zhvillim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Dukatit të Madh të Luksemburgut”.
Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-163 për ratifikimin e “Amendamentimit 2 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2015”.
Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-164 për ratifikimin e “Amendamentimit 2 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2018”.
Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-174 për Ratifikimin e “Marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2021“,
Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-162 për ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e Reformës së Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë.