Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka thënë se është në pritje të kandidaturave për president, për të ftuar seancën për zgjedhjen e tij apo saj. Ajo ka theksuar se e gjithë procedura duhet të përmbyllet deri më 4 mars, por ka rikujtuar se nuk mund të veprojë pa pasur kandidatë që deponojnë edhe nënshkrimet mbështetëse paraprake.
“Unë sapo t’i kem nënshkrimet nga kandidatët, sepse ju e dini që duhet të jenë 30 nënshkrime nga dy kandidatë, do ta thërrasim seancën dhe do të procedojmë me të. Para së gjithash duhet të ketë takime me të gjitha partitë politike që janë të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës në mënyrë që të adresohen përgjegjësitë”, ka thënë Haxhiu.
Takime me liderët e subjekteve politike, që nga java e kaluar ka paralajmëruar kryeministri Albin Kurti, që drejton partinë e cila ka shumicën në Kuvend, Lëvizjen Vetëvendosje. Por, deri të mërkurën nuk janë parë lëvizje në këtë drejtim.
E, synimin për edhe një mandat e ka deklaruar presidentja Vjosa Osmani. Por nga zyra e saj ka tri javë që nuk janë përgjigjur në pyetjet në lidhje me veprimet që ajo ka ndërmarrë në drejtim të sigurimit të përkrahjes në Kuvend.
Deklarimin për çështjen e presidentit, kryekuvendarja Haxhiu e bëri pas përfundimit të takimit me kryetarët e komisioneve parlamentare. Sipas saj, me ta është diskutuar për mbarëvajtjen e punës së legjislaturës së dhjetë. Mes tjerash edhe për plotësimin e 36 pozitave të mbetura vakant në institucionet e pavarura, e zgjedhja e të cilave duhet bërë nga deputetët.
“Për shembull e kemi Gjykatën Kushtetuese me dy anëtarë që presim që Kuvendi t’i zgjedh, është Këshilli Gjyqësor, Këshilli Prokurorial, Avokatit të Popullit i ka përfunduar mandati dhe katër zëvendësve të tij, prandaj edhe duhet të veprojmë pa vonesa në këtë drejtim”, ka thënë ajo.
Kuvendi është konstituuar një javë më parë. Por, sipas Kushtetutës ai mund të shpërndahet e të shpallen zgjedhje të parakohshme nëse dështon zgjedhja e presidentit. /Koha



Të tjera
Uncategorized
Metodi di pagamento sicuri e veloci disponibili su Star Casino
In questo articolo esploreremo i metodi
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen