Dështoi edhe vazhdimi i sotëm i seancës, përpjekja e 22-të me radhë për konstituim të këtij institucioni ligjvënës, raporton Ekonomia Online.
Përsëri tentim i Lëvizjes Vetëvendosje për krijimin e një komisioni ad-hoc për votim të fshehtë.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi nga PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja, Nisma dhe Lista Serbe
që të bëjnë propozimet e kandidatëve të tyre për komision, por këto parti nuk pranuan dhe nuk morën pjesë në votim.
Nga 109 deputetë të pranishëm në seancë, 54 votuan për, një kundër dhe asnjë abstenim.
Dehari bëri të ditur se seanca ndërprehet dhe se do të vazhdojë më 29 maj, në orën 11:00.



Të tjera
Lajme
Humolli nga zyra e OBSh-së në Kosovë: Bota po përgatitet për një pandemi të ardhshme
Drejtoresha e Zyrës së Organizatës Botërore
Aktuale
KEDS tregon cilat zona mbesin pa rrymë nesër për shkak të punimeve
KEDS ka njoftuar për “punime
Aktuale
Haxhiu për çështjen e presidentit: Jam e hapur të ndihmoj
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe