Kuvendi i Kosovës ka dështuar sot të votojë ndryshim plotësimin e buxhetit për vitin 2026, e cila do t’i mundësonte qeverisë mbështetje të qytetarëve për përballje me inflacionin
Me ndryshimet që do të votoheshin sot në seancën e jashtëzakonshme, pakos për përballje me inflacionin i duheshin edhe 122 milionë euro për të arritur totalin prej 200 milionë eurosh, transmeton Zeri.info.
“Sa i përket projektligjit në fjalë që sot është para jush, bëhet fjalë për pakon mbështetëse për përmballje me inflacionin. Pra më sa më kujtohet ishte ai debat i para disa ditëve që nga të gjithë deputetët kërkohej që Qeveria tu dal në ndihmë qytetarëve dhe ne e paralajmëruam një gjë të tillë dhe ja ku e keni pakon sot”
“Pako e tillë në këtë rast, përbëhet prej 122 milionë euro shtesë buxhet që sigurohet nga të hyrat shtesë siç është TVSH-ja dhe të ardhurave tjera dhe pjese tjetër për ta kompletuar pakon prej 200 milionë eurove, pjesa tjetër sigurohet nga linjat e tjera buxhetore”, tha Hekruan Murati para deputetëve.
Në fund pako nuk arriti të marrë miratimin e Kuvendit pasi mori vetëm 58 vota për dhe 48 kundër. /Zëri



Të tjera
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në
Lajme
Kica i reagon Kurtit për “diellin dhe shiun”: Moti e kam kuptu qe ky zgjidhjet i pret nga qielli
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës,
Aktuale
Gola në Këshill të Evropës: Banjska është e vërteta e pakëndshme me të cilën Serbia do të përballet herdokur
Ish-Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Ardian