Kuvendi i Kosovës e ka miratuar Ligjin për Buxhetin e vitit 2026.
Me 62 vota pro, 36 kundër dhe asnjë abstenim.
Vlera e buxhetit është rreth 4 miliardë euro.
Ligji tani do t’i dërgohet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për dekretim, para se të hyjë në fuqi.
Këtë buxhet s’e mbështetën partitë opozitare, të cilat propozuan amendamentet e tyre, por që nuk u mbështeten nga Lëvizja Vetëvendosje.
Në këtë buxhet janë përfshirë amendamentet për buxhetin e Prishtinës dhe të Shtimes.
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, para se të hidheshin në votim tha se mendamentet tjera të propozuara nga partitë tjera do të adresohen pas rishikimit që do të ndodhë gjatë këtij viti.



Të tjera
Lajme
Abdixhiku: Po shkojmë në zgjedhje sepse pushteti kërkoi nënshtrim, ne zgjodhëm Republikën
Kryetari i Lidhjes Demokratike të
Aktuale
S’ka president të ri, Kosova shkon në zgjedhje
Deputetët e Kuvendit të Kosovës
Aktuale
Haxhiu: PDK, LDK, AAK, Lista Serbe s’janë të pranishëm, po presim nëse po kthehen
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, njoftoi