Botapress 30 Korrik – Kuvendi mban seancë të hënën: Këto janë 6 pikat e rendit të ditës.KuvendinjoftimSeancëKuvendi i Kosovës të hënën do të mbajë seancën e radhës.
Sipas njoftimit të lëshuar për media nga Kuvendi, në rend dite do të jenë 6 pika.
Njoftimi i plotë:
Seanca plenare e Kuvendit
Vendi: Kuvendi i Kosovës
Koha: 10:00 Rendi i ditës
Deklarimet jashtë rendit të ditës,
Pyetjet parlamentare,
Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Kosovës për themelimin e institucionit te Operës së Kosovës si institucion i shërbimit publik,
Debat parlamentar lidhur me punën Njëqind ditore të Qeverisë së Republikës së Kosovës,
Zgjedhja e kryesuesit dhe dy (2) anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë,
Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave.