Kuvendi i Kosovës do të mbaj nesër seancë plenare nga ora 14:00. Në njoftim është bërë e ditur se në rend dite do të jetë, shqyrtimi i Raportit Vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2020 dhe shqyrtimi i Raportit Vjetor të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2020.
Njoftimi i plotë:
Rendi i ditës
Miratimi i procesverbali të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
Përgatitjet për Seancë plenare:
Deklarimet jashtë rendit të ditës,
Pyetjet parlamentare,
Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2020,Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2020. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave./Botapress/