Për të 29-n herë me radhë ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Partitë opozitare dhe kësaj radhe kanë kundërshtuar votimin e fshehtë.
Derisa asnjëra nga partitë nuk lëviz nga qëndrimet e tyre, në Kuvendin e Kosovës dhe 4 muaj pas zgjedhjeve, vazhdon të përseritet situata e njëjtë.
Sikurse dhe në seancat e kaluara, edhe këtë herë kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, kërkoi formimin e një komisioni për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë për kryeparlamentar.
Propozimi nuk i mori votat e mjaftueshme dhe seanca u ndërpre për të vazhduar të mërkurën në orën 11:00.
Ndryshe, në sallë të pranishëm ishin 102 deputetë, 53 prej tyre votuan pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në