Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër dy seanca plenare, me agjendë të ngjeshur dhe çështje të rëndësishme institucionale.
Seanca e parë fillon në orën 10:00 dhe do të zhvillohet në shenjë nderimi për kongresmenin amerikan Eliot Engel.
Ndërsa një orë më vonë do të mbahet seanca e dytë plenare, e cila përfshin 10 pika të rendit të ditës, ndër to ratifikime marrëveshjesh me Bashkimin Evropian, zgjedhje të anëtarëve në institucione të drejtësisë dhe mediave, si dhe propozime rezolutash për çështje rajonale.
Në këtë seancë pritet të trajtohen edhe emërime në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, në Komisionin e Pavarur të Mediave dhe në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në