Botapress, 28 Korrik – Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë plenare.
Seanca do të fillojë në ora 10:00 ku pritet të ratifikohen dy marrëveshje ndërkombëtare.
Bëhet fjalë për projektligjin për Financimin e Subjekteve Politike dhe ai për Zgjedhje të Përgjithshme.
LEXO EDHE KETE
Kujdes: Moti sot e në ditët në vijim me shi e stuhi e vende vende edhe breshër
Këto janë të gjitha pikat e rendit të ditës:
1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Miratimi i procesverbalit nga Seanca e mëparshme,
4. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-148 për ratifikimin e Marrëveshjes së Partneritetit për Kornizën Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian për marrëveshjet për zbatimin e ndihmës financiare të Unionit për Kosovën në kuadër të Instrumentit të Para-anëtarësimit (IPA III),
5. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-151 për ratifikimin e marrëveshjes për financim të politikave zhvillimore për financa publike dhe rritje të qëndrueshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,
6. Shqyrtimi i dytë i Projekt-rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës,
7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 03/L174 për financimin e subjekteve politike, të ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 04/L-058 dhe ligjin nr. 04/L-122 si dhe Ligjin nr. 03/L-073 për zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 03/L-256
8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-138 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-057 për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore,
9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-135 për Rregullimin e Çmimit të Produkteve Medicinale,
10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-144 për Shëndetësi,
11. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për vitin 2021.