Kuvendi i Kosovës edhe sot në përpjekjen e 35-të ka dështuar të konstituojë legjislaturën e nëntë parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në vazhdimin e seancës së sotme në sallë ishin 94 deputetë.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, sërish hodhi në votim formimin e një komisioni për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit, por për të cilin s’pati kuorum.
Nga 94 deputetë, 51 votuan për, 1 kundër dhe asnjë abstenim.
Kjo është hera e 27-të që Komisioni dështon të formohet. Përmes tij partia e parë fituese, Lëvizja Vetëvendosje, synoi të zëvendësojë hedhjen në votim të kandidates së tyre për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, meqë për disa seanca radhas s’arriti t’i merrte votat e nevojshme.
Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lista Serbe nuk propozuan nga një anëtar për formimin e këtij komisioni.
Para nisjes së seancës, një grup qytetarësh u mblodhën para Kuvendit, duke protestuar kundër krizës politike që ka lënë vendin pa institucione të formuara
Të tjera
Aktuale
Aksident me fatalitet në Gjilan, vdes një grua
Një aksident me fatalitet ka ndodhur
Aktuale
Përplasje fizike mes vjehrrit dhe resë në Pejë – 83-vjeçari kap për flokësh nusen
Një rast i dhunës në familje
Aktuale
Formohet një subjekt i ri politik në Kosovë
Në skenën politike të Kosovës ka