Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim për t’i shpallur të papranueshme kërkesat e dy deputetëve të komuniteteve, Albert Kinollit dhe Veton Berishës për pretendimet e tyre se u janë “vjedhur” mandatet e deputetit për shkak të manipulimit me vota në zgjedhjet e fundit.
Kushtetuesja e ka deklaruar të papranueshme kërkesën e ish-deputetit Albert Kinolli, ndërsa atë të Veton Berishës e ka deklaruar të pranueshme për shqyrtim me merita, por gjithashtu ka konstatuar se aktgjykimi i Supremes mbi këtë ështje nuk ka cëenuar të drejtën e parashtruesit të kërkesës.
Kjo është pasuria e kryeshefit të KEK-ut që u arrestua dje nga Policia
“Gjykata, njëzëri, ka vendosur që (i) kërkesën e parashtruar nga PREBK, të deklarojë të papranueshme, si rezultat i mosshterimit të mjeteve juridike të përcaktuara me ligj; dhe (ii) kërkesën e parashtruar nga PLE, të deklarojë të pranueshme për shqyrtim në merita; ndërsa, me shumicë, ka vendosur që (iii) të konstatojë që Aktgjykimi [AA.nr.29/2021] i 12 marsit 2021 i Gjykatës Supreme nuk ka cenuar të drejtën e parashtruesit të kërkesës, përkatësisht PLE-së, për t’u zgjedhur në Kuvend pas zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit 2021, sipas paragrafit 1 të nenit 45 [Të Drejtat Zgjedhore dhe të Pjesëmarrjes] të Kushtetutës në lidhje me nenin 3 (E drejta për zgjedhje të lira) të Protokollit nr. 1 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut; dhe (iv) të konstatojë që ky Aktgjykim nuk ka efekt prapaveprues dhe që në bazë të parimit të sigurisë juridike, nuk afekton të drejtat e palëve të treta. Aktgjykimi do të plotësohet me mendim konkurrues.”, thuhet në vendimin e Kushtetueses.
Kinolli dhe Berisha janë ankuar se për pasojë të këtyre votave, subjekte të tjera politike kanë tejkaluar numrin e votave të tyre dhe kanë zënë vend në Kuvend.
Gazeta ka raportuar ditëve të fundit se si drejtori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës i ka dorëzuar një memo kryegjyqtares kushtetuese, Gresa Caka, i cili siç përshkruhet në informatë, përmbante të dhëna për gjyqtarët kushtetues se kinse janë të përfshirë në krim dhe po shantazhohen nga jashtë me qëllim që të merret një vendim për ta rrëzuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Shefi i AKI-së, Petrit Ajetit do të ballafaqohet javën e ardhshme me informatat për takimin e dyshuar të tij me kryegjyqtaren kushtetuese Gresa Caka-Nimani.
Dyshime për abuzim të detyrës zyrtare
“Vepër penale” dhe “tërësisht të pavend” e ka cilësuar ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, vizitën e dyshuar të shefit të AKI-së, Petrit Ajeti në Gjykatën Kushtetuese.
Hasani ka thënë se nëse dëshmohet që shefi i inteligjencës ka vizituar Gjykatën Kushtetuese, ai është implikuar në abuzim të detyrës zyrtare.
“AKI-ja asnjë autorizim dhe asnjë pikë bashkëpunimi me Gjykatën Kushtetuese nuk e ka, asnjë. AKI mund ta vizitojë Gjykatën Kushtetuese vetëm nëse ka ndonjë raport personal, apo muhabet me dikë, ose kur të zgjidhet kryetari shkon me ia uru, e as kjo nuk është me vend”, tha Hasani të martën në Klan Kosova.
Hasani ishte shprehur se Gjykata Kushtetuese nuk e ka mandat luftimin e krimit, prandaj “AKI-ja nuk merr leje nga ky institucion për zhvillim të hetimeve qoftë brenda institucionit të gjykatës”. /Botapress.info/