Gjykata Kushtetueseka shpallur të papranueshme ankesën e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, kundër rregullores së mbeturinave të miratuar më 5 dhjetor 2024 nga Kuvendi Komunal.
Sipas Kushtetueses, rregullorja nuk është as ligj i Kuvendit të Kosovës e as akt i Qeverisë, por akt nënligjor komunal, dhe për këtë arsye nuk hyn në kompetencën e saj.
Megjithatë, Zyra Ligjore e Komunës së Prishtinës, me autorizim të kryetarit Rama, ka vendosur që nga shkurti i vitit 2025 të mos e zbatojë rregulloren e 5 dhjetorit. Si pasojë, të hyrat nga faturat e mbeturinave i ka inkasuar vetë Komuna e Prishtinës, ndërsa grumbullimin e mbeturinave ia ka besuar gjashtë kompanive private.
MAPL e ka vlerësuar të ligjshme rregulloren, ndërsa Gjykata Supreme ka urdhëruar Komunën që t’i kthejë kompanisë “Pastrimi” të hyrat nga faturimi gjashtëmujor i mbeturinave.
Ky vendim i Kushtetueses e përforcon më tej pozitën e kompanisë publike “Pastrimi” në menaxhimin e mbeturinave, por lë të hapur debatin politik e ligjor për mënyrën se si Komuna e Prishtinës ka zgjedhur të organizojë këtë shërbim jetik për qytetarët.
Burime brenda “Pastrimit” kanë konfirmuar që edhe këtë muaj pagat për punëtorët e ndërmarrjes kanë dalë me vonesë, pasi Komuna e Prishtinës ende nuk e ka paguar borxhin 2.5 milionë eurosh ndaj kompanisë.



Të tjera
Aktuale
S’ka sinjale për formimin e institucioneve!
Ndërsa vendi po përballet me krizë
Lajme
Hashim Thaçi i qeshur në imazhin e fundit të ndarë nga djali i tij
Endrit Thaçi ka publikuar në llogarinë
Aktuale
Vetëdorëzohet në polici, i dyshuari për tentim vrasjen e javës së kaluar në Prishtinë
Është vetëdorëzuar në stacion policor i