Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar të gjithë qytetarët të cilët kanë udhëtuar përmes këtij aeroporti se nëse kanë humbur valixhet e tyre, të lajmërohen deri më 18 shkurt 2025 për të vazhduar procedurat e identifikimit dhe tërheqjes së valixheve të tyre.
Në të kundërtën, këto valixhe do të jepen si donacion, transmeton Sinjali.
“Valixhet të cilat kanë mbetur në aeroport më shumë se 6 muaj dhe nëse pronarët e tyre nuk lajmërohen deri në datë 18 Shkurt 2025, atëherë këto valixhe do të jepen donacion Shoqatave Humanitare që ushtrojne veprimtaritë e tyre në Kosovë.
Për cdo të dhënë shtesë ju lutem të kontaktoni zyren e ‘Lost and Found’ në aeroport në numër të telefonit +383 38501 5021270/1271 apo përmes e-mailit në: [email protected]” – thuhet në njoftim.