Mediat turke kanë dhënë detaje të reja për tentativën e dështuar të eleminimit të presidentit Rexhep Taip Erdogan.
Sipas mediave lokale, policia turke gjeti një bombë të vendosur në një nga makinat që i përkiste një oficeri, që duhet të ishte në detyrë në një takim të parashikuar nga Erdogan.
Bomba me telekomandim u gjet në Mardin dhe ekipet e forcave xheniere arritën ta çaktivizonin atë. Ndërkohë që ka nisur një hetim për gjetjen e personave përgjegjës për këtë akt.
Nënkryetari i partisë së Erdogan, Hamza Dac deklaroi se ka nga ata që përpiqen të shkatërrojnë paqen në vend dhe ky sipas tij është një prej rasteve.
Korrespondentja e televizionit izraelit I24News raportoi nga Ankaraja se autoritetet turke besojnë se kjo është një tentativë e ndërmarrë prej militantëve Kurd.