Botapress, 9 Qershor – Në mbledhjen e stome të Kryesisë së LDK-së, votua lista me emrat e kandidatëve për 8 komuna në garën për zgjedhjet e ardhshme lokale që pritet të mbahen në Republikën e Kosovës. Në këtë mbledhje, duket se “pika më e nxehtë” ishte emërimi i Përparim Ramës për kandidat për komunën e Prishtinës, shkruan Botapress.
Sipas burimeve të brendshme të gazetës nga kjo mbledhje pas një debati relativisht konstruktiv, me 25 vota pro dhe 1 kundër u vendos që Përparim Rama të jetë kandidat i LDK-së për të parin e Prishtinës.
Por kush votoi kundër Përparim Ramës?
Me 25 vota pro dhe një kundër, zyrtarizohet kandidatura e Përparim Ramës për kryetar të Prishtinës
Megjithëse burimi ynë nuk ka përmendur emrin e votës kundër, besohet se Vlora Dumoshi ka votuar kundër kandidaturës së Përparim Ramës për të parin e Prishtinës. Kjo për faktin se Vlora Dumoshi u përmend si kandidate e mundshme për kryetare të Prishtinës nga ish-lideri i LDK-së Isa Mustafa dhe e dyta dihet fakti se Dumoshi për shumë vjet ka qenë bashkëpunëtorja më e ngushtë e Isa Mustafës, në dy mandate drejtoreshë e Kulturës, këshilltare në Kryeministri dhe së fundi edhe ministre e Kulturës shkruan Botapress?