Nuk ka mbetur pa u përmendur edhe akuzat për bashkëpunim me politikanë serbë, për arsye të ndryshme.
Por si duhet trajtuar këto deklarime dhe nëse janë të vërteta, pse duhet një bashkëpunim i tillë?
Lidhur me këtë ҫështje ka folur analistja politike Magbule Shkodra. Ajo thekson se jemi dëshmitarë që gjatë kësaj fushate zgjedhore janë bërë edhe akuza e kundërakuza për bashkëpunime, do të thotë të ndryshme me politikanë të Serbisë.
“Unë dua të them që duhet të kenë kujdes pra politikanët me gjuhën që e përdorin gjatë fushatës por edhe gjatë prononcimeve jo vetëm gjatë fushatës. Këtu dua të them që ndoshta një punë më e mirë do të duhej të bëhej nga Prokuroria dhe të gjithë ata që përdorin këso gjuhe dhe bëjnë këso akuzash, të merren në pyetje, të zgjidhen rastet shpejtë dhe publiku shumë ta kuptojë a ka qenë shpifje apo ka qenë akuzë e bazuar në fakte. Përndryshe kështu si po vazhdohet me këtë trend, me këtë gjuhë të papranueshme, dua të them se qytetarët e rëndomtë në një farë mënyre na është bërë apo na janë mësuar veshët duke dëgjuar gjëra të këtilla, por kjo mund të ndikojë shumë negativisht tek militantët të cilët p.sh. me zemër e përkrahin një parti politike dhe mund të nxitet ndonjë urrejtje, ndonjë kërcënim apo diqka e natyres së tillë”, vlerëson ajo.

Magbule Shkodra
Sipas saj, institucionet e drejtësisë duhet të merren me akuza të tilla dhe të mos ketë më akuza të pabazuara në fakte.
“Prandaj shpresoj që organet e drejtësisë të jenë shumë efektive dhe të ndërmarrin masa sa më shpejtë që është e mundur në mënyrë pra që të gjithë ta mësojnë një mësim se akuza të tilla të pabazuara në fakte të mos bëhen”, vlerëson ajo.



Të tjera
Lajme
Zjarr i madh në Tetovë: Një viktimë, tjetri i djegur rëndë
Një zjarr i madh ka përfshirë
Aktuale
Lumir Abdixhiku thotë se do t’ia dorëzojë Kuvendit të LDK-së dorëheqjen
Pas mbledhjes disa orëshe, kreu i
Aktuale
Abdixhiku: S’jam as i pagabueshëm as i përsosur, çfarëdo që vendos anëtarësia do ta respektoj
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës