Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës janë njoftuar dje në orët e mbrëmjes nga Policia e Kosovës përkatësisht Stacioni Policor Gjakovë se në rrugën “Ganimete Tërbeshi” në Gjakovë kishte ndodhur një rrahje.
Hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë disa veprime fillestare hetimore duke përfshirë edhe analizimin e disa video pamjeve të incizuara nga kamerat e sigurisë së një lokali.
Dëshmitari thotë se në 1998’ën ka tentuar të kontaktojë me Adem Demaçin dhe Jakup Krasniqin
Burime bëjnë të ditur se zyrtari i arrestuar është Pashuk Pepaj, asistent i drejtorit rajonal të kufirit. Gjithnjë sipas këtyre burimeve dyshohet se Pepaj është përfshirë në rrahje me një fqinj të tij për shkak të disa mosmarrëveshjeve të kaluara.
Me vendim të prokurorit të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë kurse si pjesë e procedurës administrative pjesëtari i policisë (stafit civil) është suspenduar./Botapress.info/