Me vdekjen e disa komandantëve të lartë iranianë gjatë sulmeve nga SHBA dhe Izraeli, shtrohet pyetja se kush është figura kryesore ushtarake në Iran tani.
Nga raportet në mediat iraniane, duket se ai është Gjeneral Major Ali Abdollahi. Ai aktualisht është komandant i Shtabit Qendror Khatam al-Anbiya, i cili koordinon mbrojtjen kombëtare mes ushtrisë dhe IRGC-së, Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, i cili më herët emëroi një komandant të ri, shkruan BBC.
Sipas raportimeve të mediave iraniane, Abdollahi ishte në mesin e grupit që po mbante zi për vdekjen e Khameneit sot në Teheran.
Ai thotë se Irani do t’u “përgjigjet kërcënimeve të armiqve në fushëbetejë” dhe gjithashtu tha se “gatishmëria e forcave të armatosura është më e madhe se kurrë”.
Abdollahi u sanksionua nga SHBA në janar 2020 së bashku me komandantë të tjerë ushtarakë në përgjigje të sulmeve me raketa iraniane ndaj bazave ushtarake amerikane në Irak.



Të tjera
Uncategorized
Metodi di pagamento sicuri e veloci disponibili su Star Casino
In questo articolo esploreremo i metodi
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen