Shqiptari i pamposhtur në boks, Florian Marku rikthehet sonte, ku do të përballet me Jorick Luisettos.
Marku mund të vazhdojë ngritjen e tij mbresëlënëse me një fitore ndaj Luisetto në The SSE Arena.
Pritet të jetë një përballje shumë interesante, me kundërshtarin që asesi nuk mund të nënçmohet.
Luisetto ka zhvilluar deri më tani 13 takime, midis të cilave ka arritur 11 fitore dhe 2 humbje.
Boksieri francez ka mundur të mposhti kundërshtarët me “knock out” 3 herë.
Momentalisht ai është 33 vjeçar.