Kryeministri Albin Kurti, sot mëngjesin e nisi me takime të rëndësishmë në Bruksel. Nga ai pritet të arrihet një marrëveshje me Aleksandër Vuçiq lidhur me targat për banorët serb në veri të vendit. Por kush e shoqëroi Kurtin në takimin me Miroslav Lajçak e Aleksandër Vuçiq?
Pak pas nisjes së takimeve të thirrura urgjentisht në Bruksel, Bashkimi Evropian ka publikuar pamje. Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti u prit nga Borrell dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Bashkë me Kurtin, të pranishëm ishin edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami.
Fillimisht Kurti është pritur nga Lajçak dhe më pas nga Borrell, me të cilët e ka zhvilluar një takim, para atij trepalësh në të cilin ishte i pranishëm edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq./Botapress.info/