Ndonëse jo zyrtarisht sipas rezultateve të deritashme të numërimit të votave
Lëvizja Vetëvendosje pritet t’i ketë në Kuvend, 47 deputetë, pasuar nga PDK-ja me 25, LDK-ja 20, AAK-Nisma 8 deputetë, derisa 20 deputetë do t’i kenë minoritetet.
Lëvizja Vetëvendosje 47 deputetë
Partia Demokratike e Kosovës 25 deputetë
Lidhja Demokratike e Kosovës 20 deputetë
AAK-NSIMA 8 deputetë
Komuniteti Serb – 10 deputetë
Komuniteti Boshnjak 3 deputetë
Komuniteti Turk 2 deputetë
Komuniteti Egjiptian 2 deputetë
Komuniteti Goran 1 deputet
E këto rezultate tashëm kanë ngritur diskutimet se kush me kë mund të formojë institucionet.
Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës vlerëson se në bazë të rezultateve të deritashme Lëvizja Vetëvendosje nuk mund t’i formojë e vetme institucionet. Ai thekson se votat e diasporës dhe ato më kusht nuk do të mund te prodhojnë ndryshime domethënëse në rezultat për çka sipas tij, duhet diskutim mes partive politike për krijimin e institucioneve.
“Në versionin më realist VV me trendet normale te zakonshme të votave që vijnë nga jashtë vendit do të duhej t’i kishe 47-48 deputetë derisa mandati 49 varet shumë nëse partia dytë apo e tretë do të kenë performancë më të mirë se zgjedhjet e kaluara. Këto rezultate janë të atilla që imponojnë një obligim për partitë që të diskutojnë mes vete për formimin e institucioneve të reja pasi që është e qarte se në mesin e 100 ulëseve që janë për komunitetet shqiptar nuk është asnjeri tabor që ka shumicën e tyre dhe nevojitët këtë rast VV si partia e parë që do ta ketë ekskluzivitetin edhe për të propozuar kryetarin e Kuvendit por edhe që të jetë mandatari i parë për formimin e qeverise do të imponohet te ketë më shumë diskutime e dialog mes partive politike përkundër një retorike diskursi tejet të ashpër mes tyre. Në baze të rezultateve të tanishme ne versionin kur vv merr edhe mandatin e 50 duke u bazuar ne deklarimet e tyre se s’bëjnë koalicion me listën serbe atëherë ka pak gjasa që VV të formojë e vetëm qeverinë e edhe nëse do ta bënte i binte qe do kishte maksimalisht 61 apo 62 mandate që është pragu minimal qe duhet te ketë një qeveri për t’u zgjedhur nga kuvendi e bazuar ne praktiken e fundit kur edhe pse kishin 68-69 mandate kanë pasur problem me kuorum andaj nuk besoj se është ne interes të funksionit institucional që të kemi një qeveri që mezi arrin pragun prej 61 mandatesh pasi që nga e kaluara këto qeveri s’janë stabile dhe ekziston rreziku i zgjedhjeve të parakohshme”, tha Cakolli për rtv21
Dy partitë opozitare PDK-ja dhe AAK-ja tashëm janë deklaruar se nuk bëjnë koalicion me Vetëvendosjen derisa kjo e fundit është shprehur e bindur se me partnerët e saj, Listën Guxo dhe Alternativën do ta formojnë qeverinë e re.
Sipas rezultateve të deri tashme të KQZ-së, Vetëvendosje prin më 40.83% të votave pasuar nga PDK-ja me 22.15%, LDK-ja 17.59%, Koalicioni AAK- Nisma dhe të tjerët 7.47%.