Brenda partive opozitare po vazhdon të diskutohet për formimin e Qeverisë.
Mirëpo, nuk kanë gjetur ende një konsensus për bashkëpunim të mundshëm, nëse një gjë të tillë nuk e bën partia me më së shumti vota, Lëvizja Vetëvendosje.
Opozitarët ende nuk i kanë harmonizuar qëndrimet mes vete, për mandatarin e tyre të mundshëm, nëse VV-ja nuk i ka numrat.
Posti i kryeministrit deri më tash është ngërçi midis PDK-së dhe LDK-së, të cilin që të dyja po pretendojnë se iu takon.
Këto janë në nivel të diskutimeve të akterëve të PDK-së, kryetari Memli Krasniqi, kandidati për kryeministër Bedri Hamza janë në takime me përfaqësues të opozitës për përafrim të qëndrimeve tona. Kjo mbetet të shihet se si do të shkojë procesi”.
Për një Qeveri të pakicës
Analisti Arbnor Sadiku thotë se qëndrimi i LDK-së e sforcon pozitën e saj.
Si dhe qëndrimin e VV-së për një pushtet pa koalicion me opozitën, por krijimin e një qeverie përmes blerjes se ndonjë deputeti nga opozita. Tani topi njëherë është tek VV-ja, le të shohim apo mund të bëjnë qeverinë e pakicës”, thotë ai.
Drenori: E vetmja mundësi ka mbet që Vetëvendosja ta bëjë qeverinë
Kurse, analisti Xhavit Drenori shprehet se LDK nuk është e gatshme që të formojë qeveri me partitë opozitare.
“Rreth një qeveria të mundshme nga opozita flas me bindje të plotë në bazë të analizave që kemi bërë në bazë të atyre që kemi pa, të deklaratave, të rezultatit të zgjedhjeve, sidmos në bazë të disa përplasjeve që kanë ndodh brenda LDK-së, ne kemi ardhur te përfundimin që LDK është jo e gatshme të hyjë në koalicion as me njërën as me tjetrën, pra as me Vetëvendosjen e as me opozitën.
Tani lloj kushtëzimi se do të hyjë në qeveri me opozitën, sikur të merrnim ne kryeministrin është ma tepër për konsum publik sesa që është diçka e vërtetë, edhe nëse PDK do t’ia jepte pozitën e kryeministrit dhe Aleanca kuptohet po të pajtohej me të, LDK-ja nuk guxon të bëjë qeveri të opozitës, po flasin për opozitën që kanë qenë në legjislaturën e kaluar, pra LDK-ja është e pagatshme të hyjë në koalicion dhe për këtë arsye ne nuk shohim asnjë arsye vetme që të ketë një qeveri nga LDK-PDK-AAK”, thotë ai.
Tutje, ai thotë se mundësi e vetme është që VV ta bëjë qeverinë, duke shtuar se LDK-PDK dhe AAK nuk do ta bëjnë qeverinë në këzë fazë sepse edhe ashtu do të ishte jetëshkurtë.
“E vetmja mundësi ka mbet që Vetëvendosja ta bëjë qeverinë, të cilës i duhen vetëm edhe dy deputetë për të arritur numrin 61, e me gjasë nuk po i ngutet as atyre, nuk e di pse, dhe çfarë skenari po sillet por nëse ne nuk do të kemi një qeveri nga Vetëvendosje, me shumë gjasë vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
LDK-PDK dhe AAK nuk do ta bëjnë qeverinë në këtë fazë, dhe pse LDK-ja nuk gucon të hyjë në këtë valle është se kjo qeveri nuk do të ishte afatgjatë, do to ishte vetëm deri në shkurt-mars të vitit të ardhshëm, kur do të vije çështja e zgjedhjes së presidentit, atëherë vendi do të shkonte prapë në zgjedhje sepse nuk i kanë 81, numrat e mundshëm për ta zgjedh presidnetitn. Prandaj, një qeveri jetëshkurt e LDK do t’i kushtonte në votues LDK-së, LDK-ja është problemi që nuk zgjidh në këtë rast me asnjërën palë për të bërë qeveri”, përfundon ai
Të tjera
Aktuale
Ambasadori Britanik në Kosovë: Kosova ka nevojë urgjente për një Kuvend dhe qeveri funksionale
Edhe sot sikurse të martën Kuvendi
Aktuale
Arrestohet Dardan Molliqaj
Njësia e Reagimit të Shpejtë e
Aktuale
Policia arreston një 74-vjeçar në veri të Mitrovicës, dyshohen për ‘bixhoz dhe skema piramidale’
Policia ka zhvilluar një aksion policor