Ushtruesja e detyrës së shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, e ka cilësuar seancën e jashtëzakonshme të opozitës për diskutim parlamentar për rritjen e çmimeve, si “përfitim politik”.
Kusari-Lila kështu ka deklaruar në Kuvend, duke përmendur ato që ajo i quan suksese të Qeverisë Kurti, shkruan lajmi.net.
“Fakti se konfirmohet se askush nuk është i paprekshëm, përfshi edhe Policinë e Kosovës, tregon për nivelin dhe seriozitetin aktual të kësaj Qeverie. Debati përveçse synon të keqinformojë, për qëllim ka thellimin e panikës dhe ndjenjen e pakënaqësisë. Nuk ka kosovar të moshës madhore që mban në mend luftën dhe nuk i kthehen traumat e para 23-viteve. Fatkeqësisht, ishte e njëjta ndjenjë që u provua të ushqehej nga një kompani dhe disa kompani kosovare, të cilat siç duket, përfitimet nga kriza, i kanë specialitet me qëllim puro-komercial. Ju sot e bëni këtë debat për përfitim politik”, ka deklaruar ajo.
Ajo në fjalën e saj nuk përmendi në asnjë moment rritjen e çmimeve.