Takimi maratonik që zgjati për më shumë se 10 orë, ndërmjet kryeministrit kosovar Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vucic në Ohër nën ndërmjetësimin europian të dyshes Josep Borrel dhe Miroslav Lajçak, kulmoi me ujdinë për zbatimin e aneksit të implementimit të planit franko-gjerman
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur mbrëmë në konferencë për media pas përfundimit të takimit 12 orësh në Ohër me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic dhe ndërmjetësuesit europianë, Josep Borrell dhe Miroslav Lajcak.
Rama shpreson që marrëveshja e dakorduar por e pa nënshkruar të mos jetë truk i radhës ballkanik
Ai ka thënë se janë pajtuar me palën serbe për një aneks që do të udhëzojë zbatimin e marrëveshjes bazë.
Megjithatë, Kurti është ankuar se Serbia nuk ka dashur të nënshkruajë përsëri marrëveshjen edhe pse tani është me aneks.
”Erdhëm në Ohër për të nënshkruar marrëveshjen bazë me aneksin e zbatimit. Kemi arritur pajtim publik për një aneks që do të udhëzojë zbatimin e marrëveshjes bazë. Pala tjetër njëjtë sikurse në takimin e kaluar në Bruksel më 27 shkurt po i ikë nënshrkimit të marrëveshjes tash edhe me aneks. I takon BE’së që të gjejë mekanizimin për ta bërë statutin e kësaj marrëveshje, ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme,” tha ai.
Ndër të tjerash, shefi i ekzekutivit kosovar theksoi se aneksi i zbatimit do të publikohet në uebfaqen e BE’së.
”Sa për aneksin e zbatimit ai do të publikohet në ueb faqen e BE’së dhe aty do ta lexoni dhe do ta kuptoni edhe çka ka edhe çka s’ka,” tha ai.
E në orët e mbrëmjes shefi i diplomacisë europiane, Josep Borrell, ka thënë se Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje.
”Synimi i takimit të sotëm ishte që Kosova dhe Serbia të pajtohen si ta implementojnë marrëveshjen e pranuar në takimin e kaluar të nivelit të lartë më 27 shkurt. Sot ishte synimi si të zbatohet. Kjo do të thotë hapa praktikë se çfarë duhet të bërë, kur duhet të bërë, nga kush duhet të bëhet dhe si”, tha ai.
“Shpesh thuhet se djalli është në detaje por nganjëherë djalli është në orar. Ne kemi diskutuar për 12 orë për këtë dhe me kënaqësi që më në fund ne kemi një marrëveshje dhe si ta bëjmë këtë. Kosova dhe Serbia janë pajtuar për Aneksin e implementimit të marrëveshjes drejt rrugës së normalizimit mes tyre,” tha Borrell.
Edhe emisari amerikan Gabriel Escobar, ka folë para mediave pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidnetit serb Aleksandar Vucic në Ohër.
Ai i përgëzoi palët për arritjen e marrëveshjes.
“Dua të përgëzoj palët që arritën një marrëveshje të vështirë por të nevojshme, pa ndihmën e miqëve tanë dhe aleatëve tanë kjo nuk do të ndodhte kurrë”.
Escobar tha se kjo hapë rrugën e integrimit europian, dhe paqën jo veç në rajon por edhe në europë.
“Dua të përgëzoj të dyja palët për arritjen e një marrëveshje të vështirë por të domosdoshme, për të gjetur një marëdhënje paqësore dhe afatgjate që hapë rrugën integrimit europian dhe euroatlantik, por edhe paqën rajonale në ballkan dhe europë”.
“Dua të them që e çmoj shumë punën e madhe që kanë bërë kolegët tanë europian kolegët tanë vizionarë”.
Në anën tjetër presidenti serb Alekssandar Vucic, pati një prononcim të shkurt mediave, ku u shpreh i “lumtur” me marrëveshjen.
“Ende flitet për personat e pagjetur, për disa konferenca të donatërve, por kjo do të varet se si plani i implementimit do të përpunohet tutje. Edhe sonte pala shqitpare do të thekësojë se unë nuk kam nënshkruar asgjë. Kam theksuar faktin që të dyja palët kanë thënë se cilat janë linjat tona, vijat tona të kuqe përktëse që besoj se kemi bërë një hap më tutje. Nuk besoj që ka qenë ndonjë ditë D, megjithatë ka qenë një ditë kogja e gjatë”, tha Vucic.
Kujtojmë që dita e djeshme ishte thuajse një maratonë e vërtetë, ku u zhvilluan përmbi 10 orë diskutime, herë bilaterale me palët veç e veç, e her trilaterale ose në mënyrë të përbashkët.
Disa herë pati edhe pauza gjatë bisedimeve, por në fund u arrit ujdia për pranimin e planit të zbatimit që implementon pikat që dalin nga plani franko-gjerman./Botapress.info/