Kryeministri Albin Kurti ka vazhduar me të vetën, duke thënë se zgjedhjet serbe të 3 prillit edhe në Kosovë mund të mbahen vetëm nëse paraprakisht do të ketë një marrëveshje ndërmjet dy shteteve. Shtetet e QUINT’it dhe BE’ja kanë dalë kundër, por kjo nuk e ka ‘impresionuar’ kryeministrin.
Në një intervistë për RTK, Kurti ka folur për zgjedhjet serbe, duke e bërë të qartë që nuk ato zhvillohen në Kosovë, vetëm pas marrëveshjes me shtetin serb.
Bashkimi Evropian ka shprehur keqardhje për atë që ajo e ka quajtur “vendim të Kosovës për të refuzuar propozimin e QUINT-it”, për votimin e serbëve në territorin e Kosovës për zgjedhjet në Serbi.
Kurti dje gjatë takimit virtual me ambasadorët dhe shefat e misioneve diplomatike dhe konsullore të Kosovës, tha se për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të Serbisë në Kosovë, duhet të ketë një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë./Botapress.info/