Albin Kurti, kryeministër i Kosovës ka uruar ditën e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan Botapress.info
Kurti ka thënë se deklarata e pavarësisë së SHBA’ve përmban një nga vizionet më të fuqishme të lirisë dhe barazisë të njohura në botë.
Kryeministri ka deklaruar edhe se, vizioni i kësaj deklarate dhe vlerat e përbashkëta që ai shpreh përbëjnë themelin e “aleancës së kombeve tona”.
“Deklarata Shteteve të Bashkuara të Amerikës e Pavarësisë përmban një nga vizionet më të fuqishme të lirisë dhe barazisë të njohura në botë. Ai vizion – dhe vlerat e përbashkëta që ai shpreh – përbëjnë themelin e aleancës së kombeve tona. Ashtu si ai vizion është i përjetshëm, po ashtu është edhe aleanca. Gëzuar 4 Korrikun!”, ka thënë Kurti në Twitter. /Botapress.info/