Kryeministri Albin Kurti do t’u dërgojë sot ftesë liderëve të partive opozitare për t’u takuar në fillimin e javës që vjen, me qëllim të diskutohet cështja e presidentit/presidentes.
Ai gjatë një ngjarje në QKUK i pyetur për çështjen e një marrëveshje siç tha ai me opozitën për këtë post, theksoi se të dy emrat të cilët i kishin propozuar për president nga VV-ja, erdhën meqenëse një marrëveshje me opozitën nuk e kishin arritur dot, ani pse tri herë ishte takuar me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe dy herë të tjera me atë të PDK-së, Bedri Hamza.
“Së pari, unë kam zhvilluar tri takime me kryetarin e LDK-së dhe dy me kryetarin e PDK-së. Fatkeqësisht, në 48 orët e fundit, para se të mbërrijmë te mesnata e 5 marsit, nuk pati asnjë takim. Mendoj që kjo ka qenë dëm dhe gabim. Ishte dashur të takohemi edhe në 48 orët e fundit. Dhe mos harroni, vetëm kur u bë e pamundur figura konsensuale, vetëm atëherë kur PDK-ja kërkoi që ne t’ia siguronim votat për dy kandidatët e saj pa na treguar fare emrat, neve, më pak se 30 orë para mesnatës së 5 marsit, ne nxorëm emrin Glauk Konjufcës. Dhe sërish pritëm, u refuzua takimi me mua. Dhe vetëm tre orë para mesnatës së pesë marsit nxorëm edhe emrin e Fatmire Mulhaxha Kollcaku”, u shpreh Kurti.
”Unë besoj se me krerët e partive opozitare duhet të takohemi dhe unë qysh sot do t’u dërgoj ftesa për t’u takuar në fillim të javës së ardhshme”, shtoi më tej ai.



Të tjera
Aktuale
Opozita synon të krijojë “front” përballë tij, Kurti i “ngacmon” me ftesa për takime
Në Kosovë linjat ideologjike të partive
Aktuale
Abdixhiku konfirmon s’e ka marrë ftesë nga Kurti, i thotë ‘shihemi’ pas vendimit të Kushtetueses
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka
Lajme
Kurti tha se s’ka nevojë për zgjedhje, zyrtari i AAK-së: Tuta han dardha të buta
Ish-kandidati i AAK-së për deputet, Arton