Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka bërë një mori deklaratash ekskluzive në RTK, mediumin e vetëm publik të Kosovës.
Kurti: Ka Asociacion, Kosova dhe Serbia kanë pranuar t’i zbatojnë marrëveshjet e kaluara
Përveç se e pranoi se ka Asociacion të komunave me shumicë serbe në marrëveshjen evropiane, Kurti tregoi se edhe çka u tha ndërmjetësve e Aleksandar Vuçiqit, president i Serbisë, në takim.
“Madje u kam thënë që do t’ua sjell një propozim për të cilin ju premtoj se nuk do të keni mundësi ta rafuzoni. Nuk u pranua as idea, pra unë solla premisën që duhet të pranohet, që unë e shkruaj atë, bazuar në këto tri shtylla dhe mund ta sjelli nesër në mëngjes, se të gjithë ne ishim në hotel në Ohër dhe të gjithë ne e kishim tashmë të dakorduar edhe qëndrimin e saj nate të 18 marsit. Në mengjësin e 19 marsit, kanë mundur ta kenë draftin e propozuar nga ana ime në këto tri shtylla. Thanë jo, çka t’iu bëj unë tash?” – deklaroi Kurti.