Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë homazhe sot në Prekaz, i shoqëruar me ministrat në detyrë.
Pas homazheve, Kurti deklaroi se sikurse për çdo vit edhe sivjet më 12 qershor shkuan aty si krerë të institucioneve.
“Në Prekaz, në këtë kryeqytet të kryengritjes bashkëkohore të populli shqiptar që shënon edhe vendin e Epopesë së UÇK-së, meqenëse me 5-6-7 mars tre breza të Jasharëve qëndruan, luftuan dhe u sakrifikuan për lirinë e popullit tonë për bashkim, për shtet dhe për pavarësi.
Beteja epike e Jasharëve, e bacës Shaban me djemtë e tij Hamzën e Ademin, me gratë e tyre Zahiden, Zarifen, Feriden dhe Adilen e gjithë të tjerët që nuk u nënshtruan për asnjë moment është sot në thelb të historisë së popullit tonë dhe atë jo vetëm si Kosovë, e si Republikë demokratike por njëkohësisht edhe si komb shqiptarë në kuptimin e shqiptarëve kudo që ata janë, e në kuptimin e shtrirjes përtej së tashmes nga e kaluara e lashtë e deri në të ardhmen siç thotë edhe himni kombëtarë “Ne do të rrojmë”, deklaroi Kurti, transmeton lajmi.net.
Ai tha se prandaj duke u rikthyer këtu e duke përkujtuar flijimin e Jasharëve, më së miri i qëndrojmë besnik çlirimit dhe emancipimit, pavarësisë e progresit.
“Lavdi Jasharëve dhe gjithë dëshmorëve të kombit, gëzuar dita e çlirimit”.



Të tjera
Aktuale
S’ka sinjale për formimin e institucioneve!
Ndërsa vendi po përballet me krizë
Lajme
Hashim Thaçi i qeshur në imazhin e fundit të ndarë nga djali i tij
Endrit Thaçi ka publikuar në llogarinë
Aktuale
Vetëdorëzohet në polici, i dyshuari për tentim vrasjen e javës së kaluar në Prishtinë
Është vetëdorëzuar në stacion policor i