Pas nënshkrimit të marrëveshjes së Kosovës me MCC-në në Uashington, kryeministri Albin Kurti, u shfaq në një prononcim të shkurtër nga Uashingtoni përmes trasnsmetuesit publik, ku tha me insistim se nga marrëveshja, Kosova përfiton 236.7 milionë dollarë grant.
“Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli dhe udhëheqësja e MCC-së zonja Albright, bënë nënshkrimin sot, që do t’ia sjell Kosovës 236.7 milionë dollarë grant. Pra, nuk bëhet fjalë për kredi, por bëhet fjalë për grant. Jemi shumë të gëzuar, shumë të lumtur”, tha kryeministri Kurti.
Megjithatë, sipas marrëveshje, MCC do të financojë me 202 milionë dollarë që Kosova ta përmirësojë gjendjen e saj energjetike, ndërkaq Qeverisë i bie që nga kuleta t’i nxjerrë 34 milionë dollarë, që projekti 236 milionë dollarësh të finalizohet.
Madje, për më shumë, Kosova do t’i ketë detyrat e saj të përcaktuara nga MCC, në kuadër të marrëveshjes.
Në raport thuhet se Kosova duhet ta ndërtojë një infrastrukturë të gjerë ligjore për t’i dhënë mundësi jetësimit të këtij projekti.
“Kosovës i duhet kompletimi i hapave ligjorë dhe administrativë për përcaktimin e sistemeve të ruajtjes së baterive. Më pas politika energjetike dhe përcaktimi i strukturave potenciale të pronësisë si dhe zbatimi i një programi për klientët vulnerabël për të siguruar që të ardhura më të ulëta të testuara nga mjetet”, thuhet ndër tjerash në raport.
MCC, në njoftimin që është publikuar në faqen e Kongresit Amerikan, ka shkruar saktë reformat specifike që duhet të ndërmarrë Qeveria e Kosovës për t’i marrë bateritë ku “ku konzervohet” rryma.
Reformat specifike që Qeveria e Kosovës duhet t’i ndërmarrë përfshijnë: Kalimin e ligjeve relevante dhe reformave që do të shtyjnë futjen në treg të gjeneratorëve të pavarur të rrymës së ripërtërishme; kompletimin e hapave ligjorë dhe administrativë për përcaktimin e sistemeve të ruajtjes së baterive në Kosovë; politika energjetike dhe përcaktimi i strukturave potenciale të pronësisë; dhe Zbatimi e një programi për klientët vulnerabël për t’u siguruar ndihmë financiare që të kenë qasje në energji më të përballueshme
Raporti i MCC-së, jep edhe detaje tjera. Aty tregohet se Kosova e ka shkallën më të ulët të punësimit të grave, nën 15 për qind. Dhe se papunësia e përgjithshme është mbi 25 për qind, ndërkaq joaktiviteti në treg e kalon 60 për qindëshin. /Botapress.info/
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/07/per-tekst-807x600-1.png)