Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti që tha se dy ministra të tij u kthyen në Kosovë, transmeton Gazeta Metro.
Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu i ka kujtuar Kurtit se njëri nga ta ish-ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, është kthyer në Amerikë.
Tutje, ligjvënësi thotë se një nga arsyet pse po largohen nga vendi profesionistët shëndetësorë dhe rinia janë veprimet e kryeministrit dhe puna e dobët e ministrave të tij.
”I pyetur për ikjen e të rinjve, Albin Kurti paska thënë se dy ministra të tij u kthyen në Kosovë. Albini ka harru me tregu se njëri nga ta, Prof.Dr.Rifat Latifi ka ikë për Amerikë.”
”Veprimet e Kurtit dhe puna e dobët e ministrave është një nga arsyet që po ikin nga Kosova profesionistët shëndetësorë, rinia dhe jo vetëm. Çdo ditë vetëm mashtrime dëgjojmë nga Albini,” ka shkruar ai. /Botapress.info/
Postimi i Bekim Haxhiut: