Kurti takohet me Verma, ankohet për mos zbatim të marrëveshjes bazë nga Serbia
Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim zëvendës sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Menaxhimin dhe Resurset, Richard Verma, me të cilin ka diskutuar mbi avancimin e raporteve ndërshtetërore dhe procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
I pari i qeverisë vuri theksin te shkeljet e vazhdueshme të Serbisë ndaj Marrëveshjes bazike, që vijnë si rezultat edhe i mos nënshkrimit të saj dhe aneksit të zbatimit, si dhe mosdorëzimin e terroristit Milan Radoiçiq dhe grupit të tij përgjegjës për sulmin terrorist në Banjska.
Kurti shprehu mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur të SHBA-së dhe partneritetin mes dy vendeve në etapat e shtet-ndërtimit si aleati kryesor dhe strategjik për Kosovën.
Në takim u diskutua edhe mbi veprimet e shpejta të ndërmarra nga Kosova për strehimin e refugjatëve afganë dhe rreshtimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian në dënimin dhe sanksionimin e agresionit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës.
Kurti ka folur edhe mbi zhvillimin dhe progresin e Kosovës në katër vjetët e fundit, orientimin strategjik për anëtarësim në NATO dhe BE.
“Me rritjen ekonomike në njërën anë dhe progresin demokratik në anën tjetër, Kosova ka dëshmuar që zhvillimi ekonomik dhe përparimi demokratik shkojnë krah për krah”, u shpreh ai.
Kujtojmë, gjatë ditës zëvendës sekretari i Shtetit amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard Verma është pritur në takim edhe nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.
Zyrtari i lartë amerikan niset për në Qeveri për takim me Kurtin
Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard R. Verma, ka shkuar në Kryeministri për takim me kryeministrin Albin Kurti.
Ky i fundit arriti në Qeveri pak para Vermës nga konferenca e organizuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjecarit (MCA Kosova).
Osmani pas takimit që pati me të tha se i është konfirmuar se Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun Strategjik.
Departamenti i Shtetit në njoftimin për vizitën e Vermës në Kosovë tha se ai do të diskutojë për “normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, forcimin e qeverisjes dhe sundimit të ligjit, si dhe nxitjen e rritjes ekonomike dhe sigurisë energjetike për të mirën e të gjithë kosovarëve”.
“Ai gjithashtu do të falënderojë Qeverinë e Kosovës për mbështetjen e fuqishme të Ukrainës dhe për ndihmën e saj për afganët në nevojë”.
Të tjera
Showbiz
Xheneta “ndez” Spanjë, fotot me bikini po çmendin rrjetin
Influencerja e njohur Xheneta Fetahu po
Aktuale
“Solla paqen mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë”, Trump nuk i ndal lapsuset gjeografike
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald
Aktuale
U raportua e zhdukur nga djali – gruaja nga Fushë Kosova gjendet pas dy muajsh tek i dashuri në Shkup
Një rast i raportuar si “person