Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Kryetarin e PDK-së dhe deputetin e Kuvendit, Bedri Hamza.
Gjatë takimit, Kurti falënderoi Hamzën për bashkëpunimin në Kuvend lidhur me votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, ndërsa Hamza shprehu gatishmërinë për koordinim parlamentar në çështje të interesit shtetëror dhe kombëtar.
Temë e bisedës ishte edhe nevoja për të hapur një kapitull të ri të komunikimit dhe dialogut konstruktiv mes qeverisë dhe opozitës, në dobi të pluralizmit politik dhe demokratik.
Një nga çështjet kryesore që u diskutua ishte edhe zgjedhja e Presidentit të Kosovës, ku mbeten vetëm 10 ditë për të përmbushur afatet kushtetuese.
Kryeministri Kurti njoftoi se takimi me Kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, është i planifikuar për nesër, për të vazhduar diskutimet mbi çështjet parlamentare dhe koordinimin politik.
Vjosa Osmani ka shprehur synimin që të marrë edhe një mandat si presidente.
Vetëvendosja si partia më e madhe në Kuvend, nuk do të mund ta zgjedhë presidentin pa marrëveshje me opozitën, meqë në dy raundet e para të votimit kërkohet kuorumi prej së paku 80 deputetësh, gjë që nuk i ka



Të tjera
Lajme Opinione
24 hektarë Kishës Serbe “për hatër të Rashiqit”, Hoti: Pra me vite ishte “tradhti”, kjo është retorika e mashtruesit
Deputeti i Lidhjes Demokratike e
Aktuale
“Nenad, po e bëj për shkakun tënd”: Rashiq thotë se falë tij Kurti i barti 24 hektarët Manastirit të Deçanit
Ministri për Komunitete dhe
Lajme
Eksperti kushtetues: Kërkesa e VV-së që të detyrohen 120 deputetë të rrinë në sallë i jep të drejtë veto-je Listës Serbe
Avokati dhe eksperti kushtetues, Faton