Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka thënë se pas takimit jo të suksesshëm trepalësh sot në Bruksel do t’i informojë shtetet anëtare të Unionit dhe do të marrin një vendim mbi procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
“Pas këtij takimi, unë dhe Miroslavi do t’i informojmë shtetet anëtarë dhe do të vendosim bashkë për rrugën përpara”, ka thënë Borrell në konferencën për media pas takimeve që pati me kryeministrin Kurti dhe presidentin serb Aleksandar Vuqiq.
Ai ka falënderuar emisarin Lajçak dhe ekipin e tij që “ka punuar në rrethana të vështira”./Botapress.info/