Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve rreth intervistimit të tij nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Kryeministri Kurti mëngjesin e sotëm ishte në Klinikën e Gjinekologjisë për të përuruar shërbimin e ri të Fertilizimit të Asistuar Mjekësor.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori thirrjen e parë për intervistim si dëshmitar nga Prokuroria Speciale të enjten e 12 dhjetori, për t’u paraqitur pranë këtij institucioni me datën 16 dhjetor, por ai nuk u paraqit në Prokurorinë Speciale.
Ndërkohë, zyra e kryeministrit ka dërguar në prokurori një propozim me tri data për intervistim, megjithatë, ai ka kërkuar që intervistimi të bëhet në zyrën e tij e jo në prokurori.
Ministrja Albulena Haxhiu tha se prokuroria duhet t’i kthej përgjigje zyrës së kryeministrit dhe sipas saj, gjatë kësaj jave kanë mbetur edhe dy data në të cilat zyra e kryeministrit ka propozuar intervistimin e Kurtit.
Sipas saj, datat janë caktuar në bazë të agjendës së kryeministrit.
KP ka tentuar të marrë përgjigje nga Prokuroria Speciale por këta të fundit nuk janë përgjigjur nëse do të kthejnë përgjigje, nëse do të shkojnë në zyrën e Kurtit për ta intervistuar, apo nëse kanë nis ftesën e dytë dhe hapat tutje.
Kurti është ftuar nga prokuroria të jap deklaratën e tij lidhur dyshimet për keqpërdorim me rezervat shtetërore.



Të tjera
Aktuale
Mbrojtja: Clark beson se është e padrejtë që gabimet e të tjerëve t’i atribuohen Thaçit
Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq
Aktuale
Edhe dy ditë afat për Qeverinë Konjufca, Kurti sheh diçka tjetër më urgjente
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka
Lajme
Ngjarje e tmerrshme në autostradën gjermane – pjesë të trupit të njeriut gjenden në rrugë
Një pamje e tmerrshme tronditi shoferët