Kurti ka refuzuar të flasë për bastisjet e sotme të policisë në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe mundësinë e shkarkimit të ministres Rozeta Hajdari.
Ai është pyetur nga gazetarët pasi mori pjesë në ceremoninë e lansimit të “Thirrjes publike për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në investimin në pajisje shtëpiake efiçiente dhe sistemin diellor për ngrohjen e ujit sanitar”.
Kush është prokurori që po heton keqpërdorimet e pretenduara me rezerva shtetërore?
Kurti ka refuzuar të flasë për këto çështje, teksa bëri thirrje që të aplikohjet për masën e tretë të efiçiencës së energjisë dhe bëri të ditur se në vijim kanë një “koktej modest”.
Ndryshe, Policia e Kosovës ka nisur sot një aksion ku ka bastisur pronat e Ridvan Muharremit, i cili dyshohet të jetë përfshirë në në keqpërdorimet me rezerva shtetërore. Bastisje pati edhe në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ku u arrestuan dy zyrtarët, Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara.