Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për emërimin e Stuart Peach si i dërguar i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor.
Kurti në një postim në Twitter ka thënë se e mirëpret këtë vendim dhe se pret që të punojë ngushtë me të për promovimin e lirisë dhe demokracisë në rajon.
Ky është postimi i plotë i Kurtit:
Mirëpres emërimin e Marshallit britanik, Sir Stuart Peach si i dërguar special për Ballkanin Perëndimor dhe pres që të punojmë ngushtë me të në mbrojtjen dhe promovimin e lirisë dhe demokracisë në Ballkanin Perëndimor.